Sipas statistikave zyrtare të Austrisë, gjatë vitit të kaluar kanë marrë nështetësinë austriake 9450 persona, që është 1.9 përqind më shumë sesa vitin e kaluar. Prej tyre 34.8 përqind kishin lindur në Austri, kurse 34.2 përqind ishin ndër 18 vjet.
Viti rekord i nënshtetësisë austriake ka qenë 2003 me 45.112 raste, kurse më i ulti në 2010 me 6190 raste.
Sa u takon origjinës së 9450 personave, shumica janë nga Bosnja dhe Hercegovina me 1033, ndjekur nga turqit 828, serbët 625 dhe kosovarët 586 persona, informon foldrejt.com.
Rreth gjysma e kosovarëve kishin lindur në Kosovë, megjithatë përmes ligjeve kanë arritur të përvetësojnë nënshtetësinë e vendit alpik./Foldrejt.com