Numri i natyralizimeve në Austri është rritur përsëri në tremujorin e parë të 2019, shkruan vn.at. Sipas Statistik Austria nga janari në mars 2019 kanë marrë 2764 të huaj pasaportën austriake, që është për 7.9 përqind më shumë sesa 2018, përcjell foldrejt.com.
Më shumë se një e treta (928 persona) e tyre kanë lindur në Austri. Sa u takon origjinës së austriakëve të rinj – shumica janë boshnjakë (293), ndjekur nga turqit (256), serbët (170) dhe kosovarët (147)./Foldrejt.com