Banorët e qytetit zviceran Schaffhausen janë rritur vitin e kaluar, kjo falë edhe kosovarëve. Në 31 dhjetor 2019 qyteti ka pasur 36’641 banorë ose 24 persona më shumë sesa vitin e kaluar në të njëjtën kohë, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në shn.ch. Prej tyre me pasaportë zvicerane ishin 26.302 banorë. Numri i të huajve me përqindje është zvogëluar në 28.22 përqind, nga 28.48 përqind sa ka qenë më parë (kjo falë natyralizimeve të reja).
Të huajt me numrin më të madh janë gjermanët 2292, ndjekur nga italianët 1’166 dhe kosovarët 661 persona. Grupi i katërt më i madh ishin turqit 632.
Sikur qyteti të mos kishte të huajt dhe emigrimin, atëherë do zvogëlohej ndjeshëm, pasi për disa vite me radhë, vdekjet në qytet janë më të larta sesa lindjet./Foldrejt.com