Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në magjistralen A1 të Zvicrës, ku një serb (19) dhe një kosovar (21) kanë vozitur me shpejtësi 235km/h dhe 224km/h, gjegjësisht. Ata vozisnin me vetura BMW M6 dhe RS6, ku nënkuptohet se mund të ishin duke bërë gara, shkruan foldrejt.com. Në magjistralen A1 është e lejuar vozitja prej 120km/h.
Rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma, ku policia ka arritur ti kap vetëm pas pak orësh. Të dy raserët janë arrestuar, kurse veturat u janë konfiskuar nga shteti.
Në Zvicër dënohesh me burg, në rast se vozit 80 km/h më shumë sesa norma e lejuar. Vozitësit e tillë quhen raser./Foldrejt.com
3/4
In Oberentfelden AG versuchte