Policia në Gjilan mbrëmë ka arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Serbisë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”.
Bëhet e ditur se të njëjtit janë intervistuar dhe se me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.