Është arrestuar kosovari nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia.
“Fushë Kosovë (EN: 084-209) 11.03.2022 – 00:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.