Në qytetin e Prishtinës dje gjatë orës 12:30 është lajmëruar një rast, ku i dyshuari kosovar e ka goditur bashkëshorten e tij me një mjet të mprehtë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur me mjet të mprehtë- viktimën femër kosovar-bashkëshorten e tij, ku për pasojë i ka shkaktuar lëndim-gërvishtje. Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor, është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton FolDrejt.