Në rrugën Hadi Kartanxhiu të Prizrenit raportohet se është sulmuar fizikisht mashkulli kosovar nga një person i panjohur.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.