Një shofer i autobusit nga Kosova ka pësuar lëndime trupore gjatë një aksidenti në Austri.
48 vjeçari duke e vozitur autobusin nga qyteti i Efendingut në drejtim të Wels-it i ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një kanal.
Ngjarja ka ndodhur të dielen, transmeton Fol Drejt.
Njoftimi u bë nga policia austriake.
Sipas njoftimit bashkë em të ishte edhe një pasagjer 21 vjeçar.
Të dy kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
“Një kosovar 48-vjeçar nga Wels me datën 6 mars rreth orës 11:45 po qarkullonte me autobus nga Eferding drejt Wels-it. Në autobus ishte një pasagjer, një 21-vjeçar nga qarku i Grieskirchen. Në Fraham, në zonën Aumühle, në B134 Wallerner Strasse, 48-vjeçari devijoi rrugën gjatë një kthese të lehtë duke prekur me gomën e përparme të djathtë pjesën shtesë të rrugës. Ai u mundua të tërheq drejtimin në të majtë, por nuk arriti ta rikthente autobusin sërish në rrugë dhe ka përfunduar në një kanal. Dy automjete të zjarrfikësve siguruan vendin e aksidentit dhe e pastruan. Nxjerrja e autobusit nga kanali u bë me dy vinça special”./FolDrejt/