Një rast i cilësuar si “Ngacmim” është raportuar në Prishtinë.
Aty dyshohet se shtetasi i Kosovës e ka ngacmuar shtetasen turke, ku më pas është arrestuar.
“Viktima femër shtetase turke ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte shqetësuar. Palët janë intervistuar dhe i dyshuari pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.