Në Leposaviq me datë 22 tetor 2022 në ora 21:50 është raportuar një rast i cilësuar si “Sulm”.
Viktima (mashkull kosovar) e ka raportuar rastin e një sulmi nga 7 ose 8 persona, mes tyre serbë e kosovarë.
Viktima ka përfunduar në spital, kurse të dyshuarit janë duke u kërkuar nga policia, njoftojnë këta të fundit, përcjell Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar nga 7-8 persona, tre prej të cilëve i ka njohur (dy kosovarë dhe një shtetas i Serbisë). Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, raporton Fol Drejt.