Një rast i cilësuar si “Gjetje e mjetit të pashpërthyer” ka ndodhur dje në mbrëmje në komunën e Suharekës, raporton policia.
Sipas tyre në vendin e ngjarjes ka dalë edhe FSK-ja për ta deminuar atë, ku aksioni ka rezultuar i suksesshëm pasi është bërë tërheqja e mjetit që ishte granatë dore.
“SP Suharekë, 24.02.2022 – 17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke punuar në kopshtin e saj, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti për deminim i FSK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e mjetit granatë dore pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e policisë, përcjell FolDrejt.