Në Prishtinë është raportuar një rast i cilësuar si “Dhunë në familje & posedim i paautorizuar i narkotikëve”.
Atje një femër kosovare ka rrahur viktimën femër kosovare, e cila ka pranuar tretman mjekësor. Policia gjatë kontrollit ka gjetur drogë në dhomën e të dyshuarës.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Palëve u është ofruar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarës është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Fol Drejt.