Një e dyshuar femër kosovare ka marrë veturën me qira me datë 24 dhjetor e do të duhej ta kthente me 1 janar, por ajo nuk e ka kthyer ende sot e kësaj dite.
Ankuesi rastin e ka paraqitur në polici dhe policia tashmë po e heton atë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, e dyshuara femër kosovare me marrëveshje prej datës 24.12.2022 ka marrë me qira një veturë deri me datë 01.01.2023, por e njëjta deri më tani nuk e ka kthyer veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Fol Drejt.