Ministria e Shëndetësisë (MSh), bazuar në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), njofton se janë 2,549 raste aktive me coronavirus në vend, shkruan Fol Drejt.
MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 780 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,191.
Në 24 orët e kaluara janë vaksinuar 49 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë dhënë 1,835,410 doza të vaksinës. /FolDrejt/