Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), bënë me dije se në total numri i rasteve aktive është 1.780, transmeton Fol Drejt.
Sipas këtyre të dhënave, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.142, ndërsa, që nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,991 persona.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë dhënë 904 doza të vaksinës.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.693.666 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Deri më sot 790.175 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./FolDrejt/