Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 20,995 persona.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195.021, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,053 persona, transmeton Fol Drejt.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.794.993 doza të vaksinës.
Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 89.927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /FolDrejt/