Sipas Ministrisë së Shëndetësisë (MSh), aktualisht janë 21 raste aktive me coronavirus në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
Bazuar në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK), MSh njofton se nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,201 persona.
Ministria po ashtu bën të ditur se nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1,836,378 doza të vaksinimit. /FolDrejt/