Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 328, transmeon Fol Drejt.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.792, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.827 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.349 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./FolDrejt/