Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon se në total numri i rasteve aktive është 591.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.746, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,134 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.098 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.402 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.056 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /FolDrejt/