Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 3 mijë e 191.
MSh, në bazë të raportit të fundit të lëshuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka njoftuar se në gjithë vendin janë regjistruar 224 raste të reja.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.156 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904,083 qytetarë, me dozë të dytë 824.416 qytetarë, me dozë të tretë 104.896 qytetarë dhe me dozë të katërt 1,659./FolDrejt/