Ministria e Shëndetësisë (MSh), bazuar në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit publik, njofton se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 19, shkruan Fol Drejt.
MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shënuar 8 raste pozitive, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,200 persona.
Ministria po ashtu njofton se në këtë periudhë raportuese janë vaksinuar 14 persona, ndërsa nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1,836,343 doza të vaksinës. /FolDrejt/