Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), edhe sot pritet të mbajë mot i butë, me vranësira e intervale me diell, transmeton Fol Drejt.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, kurse maksimalet ndërmjet 11-14 gradë.
Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshi vendin do të vazhdojnë ta mbajnë këtë situatë të qetë meteorologjike.
Të enjten vende-vende ka mundësi të ketë riga të lehta dhe të izoluara shiu.
Në fushat termike do të regjistrohen temperaturave mbi vlerat e mesatareve për muajin janar.
Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”./FolDrejt/