Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 89 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 271.152.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se 2 persona të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka arritur në 3.194, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 89 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 271.152.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 560 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.968.133 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 302 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 266.254 ndërsa numri i rasteve aktive është 1.685.
Sa i përket procesit të vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.492 doza të vaksinës. Deri më sot 824.487 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./FolDrejt/