Aktualisht, 4 mijë e 902 është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, transmeton Fol Drejt.
Gjatë 24 orëve janë regjistruar 1 mijë e 84 raste pozitive, derisa ishte një rast i vdekjes si pasojë e infektimit me koronavirus.
293 qytetarë u vaksinuan kundër COVID-it gjatë së shtunës.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë, në vend janë infektuar 235 mijë e 964 qytetarë./FolDrejt/