Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kosovë/ Kandidati për Kryeprokuror mund ta padisë Gjykatën Kushtetuese

Kandidati për Kryeprokuror të Shtetit po shqyrton mundësinë ta padisë Gjykatën Kushtetuese

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kandidati për Kryeprokuror të Shtetit, prokurori Shqipdon Fazliu ka thënë se pas  konsultimit final me ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë, do të shqyrtojë mundësinë që të ngrisë padi kundër Gjykatës Kushtetuese.

E gjitha pasi kjo e fundit vendosi t’i shpallë të papranueshme kërkesat e parashtruara nga Shqipdon Fazliu dhe Armend Hamiti, që të dy kandidatë për Kryeprokuror të Shtetit, të cilët kanë kontestuar kushtetutshmërinë e vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për propozimin e Blerim Isufajt në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në vendimin e Kushtetueses thuhet se kjo gjykatë vendosi t’i shpallë të papranueshme këto kërkesa, me arsyetimin se parashtruesit nuk i kanë shterur të gjitha mjetet juridike.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Për këtë, prokurori Fazliu thotë se kërkesa e tij ishte e adresuar në parimin e sigurisë juridike, duke shtuar se kjo kërkesë vjen edhe si pasojë e precedentit të trasuar, para shtatë viteve, në rastin e ish-Kryeprokurorit të Shtetit.

“Atëbotë, pati vendosur në mënyrë meritore rreth rastit. Më vonë, po e njëjta gjykatë konsolidon praktikën e tillë duke pranuar dhe duke vendosur në mënyrë meritore edhe në dy raste tjera. Madje, trashja e kësaj praktike vazhdoi edhe në dy raste të papranueshmërisë, të cilat kjo gjykatë i refuzon me arsyetimin se rastet e parashtruara kishin të bëjnë me pozitat e Kryeprokurorit të PSRK-së dhe jo të Kryeprokurorit të Shtetit. ‘Thënë këtë’, ‘dyshimet e thjeshta’ sugjerojnë se po të kishin qenë rastet për Kryeprokuror të Shtetit, do të ishin shqyrtuar në mënyrë meritore”, ka thënë Fazliu në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”.

Ai shtoi se e gjitha kjo ka ndodhur në një të kaluar të afërt.

Fazliu thotë se tash kemi një vendim, ku ndryshohet praktika që vetë kjo gjykatë e ka krijuar, por që nuk sqarohet se ku është dallimi, respektivisht ndryshimi mbi pranueshmërinë e kërkesave të mëparshme, kur si atëherë edhe tash kemi gjykatat dhe të njëjtat institute juridike.

Kandidati për Kryeprokuror të Shtetit, thekson se e ka të qartë që nuk mund të ankohet ndaj vendimit të Kushtetueses pasi nuk lejohet një gjë e tillë, andaj e pranon dhe respekton atë, por që është duke u konsultuar me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të ushtruar padi ndaj kësaj gjykate.

“Më duhet të pranoj se jam në konsultime me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, nëse vendimi në fjalë krijon bazë të re për një padi, që NUK ka të bëjë me vendimin në fjalë.  Po ashtu, jam plotësisht i vetëdijshëm se ngritja e një padie në rrethana që po i konsideroj, është shumë e rrallë dhe sfiduese ligjërisht”, është shprehur Fazliu në përgjigjen e tij.

Ai ka shtuar se këtë ia garanton Kushtetuta dhe se nuk do heqë dorë nga kjo e drejtë që i garantohet.

“Brenda një apo dy ditëve, do t’i drejtohem gjykatave të rregullta. Nëse me ndryshimin e precedentit, më mohohet e drejta e qasjes në drejtësi nga neni 31.2 i Kushtetutës së vendit tonë, atëherë, pas konsultimit final me ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë do ta marrë në konsideratë ngritjen e padisë kundër Gjykatës Kushtetuese. Krejt kjo, në funksion të legjitimimit gjyqësor të këtij procesi tejet të rëndësishëm”, ka përfunduar prokurori Fazliu.

Ndryshe, më 28 prill 2022, avokati i Fazliut, Flakron Sylejmani kishte njoftuar publikun se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së zgjedhjes për postin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ndryshe, KPK në mbledhjen e 214-të, me votim unanim ka caktuar prokurorin Besim Kelmendi, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo zgjedhje e Kelmendit ishte bërë pas përfundimit të mandatit kushtetues 7-vjeçar të Kryeprokurorit të deritanishëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ishte emëruar në këtë pozitë më 21 prill 2015.

Ndryshe, më 6 prill, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) votoi unanimisht Blerim Isufajn për këtë pozitë, kurse vendimi për dekretim tani mbetet në duart e presidentes Vjosa Osmani.

Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, ku koalicioni i OJQ-ve: IKD, GLPS dhe Lëvizja FOL, e kanë quajtur të papranueshëm propozimin për emërimin e Isufajt si Kryeprokuror dhe se kanë propozuar që të përsëritet konkursi.

Ndaj këtij procesi kanë reaguar Ambasada Britanike, Ambasada Gjermane dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke u shprehur të zhgënjyer me këtë proces.

Ndërsa, presidentja Osmani ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile, për të diskutuar rreth këtij procesi.

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) me shtatë vota kundër, një për dhe tre abstenime, më 6 prill 2022 kishte vendosur që të mos e aprovojë raportin me rekomandime të aprovuara pjesërisht nga Komisioni Rishqyrtues.

Një vendim i tillë kishte ardhur pasi Komisioni Rishqyrtues i ka propozuar Këshillit që të aprovojë raportin e tyre me të cilin kishin aprovuar pjesërisht kundërshtimet për poentim të pasaktë të katër kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Konkretisht ishin refuzuar kundërshtimet e kandidatëve, Armend Hamiti, Lulzim Sylejmani, Shqipdon Fazliu dhe Kujtim Munishi.

Për këto kundërshtime, Komisioni rishqyrtues kishte gjetur se kundërshtimet e këtyre kandidatëve janë të bazuara pjesërisht vetëm për disa kategori të poentimit, pra për bazën poentim i pasaktë, mirëpo një rekomandim i tillë nuk ishte aprovuat nga KPK./BetimiPerDrejtesi/

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Orban: Nuk e fitoni dot luftën me këtë strategji të NATO-s

Lajmi tjetër

Leao refuzon ofertën e parë për rinovim

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM