Në Kosovë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha të premten se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duhet ta respektojë kushtetutën e vendit dhe nuk mund ta shkruajë atë. Ai tha se presidenti po bën shkelje të rëndë të kushtetutës, duke pretenduar që t’i jap mandatin Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë së re pas rrëzimit të qeverisë Kurti më 25 mars. Ndërkohë, Lidhja Demokratike që tashmë ka propozuar edhe emrin e mandatarit, po negocion me partitë tjera politike për të përmbyllur procesin e ngritjes së qeverisë.