Fol Drejt
E martë, 13 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Kosovë: Nuk ka konsensus për emrin e presidentit të ri

4 vjet më parë
in BOTA, KRYESORE, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nuk ka gatishmëri politike për organizimin e një tryeze të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, për të diskutuar rreth emrit të presidentit të ri të Kosovës. Të gjitha subjektet politike parlamentare deri tash janë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e njëra-tjetrës për president, ndonëse akoma nuk janë propozuar emra, përveç kandidaturës se vetëshpallur së kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës AAK për president, Ramush Haradinaj.

“Ka deklarata dhe këmbëngulje publike se votojnë vetëm kandidatin e tyre për president dhe jo të një subjekti tjetër. Kjo dëshmon se beteja po zhvillohet në media dhe në debate, por se akoma nuk ka gatishmëri për tryezë. Koha po ikën dhe po rrëshqasim në zgjedhje”, është shprehur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas dështimit të organizimit të një tryeze të üërbashkët.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web
Kosovo Pristina | Parlament des Kosovo stimmt über neue Regierung ab: Albin Kurti

Haradinaj: Zgjidhje në bazë të Kushtetutës

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tashmë është deklaruar se ofron kandidaturën e tij për president të Kosovës dhe nëse kjo ndodhë, ai thotë se më nuk do të kthehet në partinë që e themeloi pas luftës AAK. “Nuk e shoh si shqetësim këtë për vete, për aspektin politik, por për Kosovën. Kosova i ka energjitë e brendshme për t’i kaluar këto. Aspektet e çështjes së zgjedhjes së Presidentit do t’i zgjidhim në bazë të Kushtetutës. Si aleancë kemi dhënë një opcion që është një marrëveshje politike. Opcion tjetër janë zgjedhjet. Nëse ka mirëkuptim nga palët e mirëpresim nëse jo kuptohet jemi në zgjedhje”, është shprehur Ramush Haradinaj.

Kurti: Presidenti i ri të zgjidhet pasi që të kenë folur qytetarët

Partia më e madhe opozitare lëvizja Vetëvendosja me këmbëngulje kërkon që Kosova të mbajë zgjedhje dhe pas zgjedhjeve atëherë ashtu siç e parasheh kushtetuta në parlament të zgjidhet presidenti i ri. Lideri i kësaj partie Albin Kurti, i cili qeverisi Kosovën vetëm për 50 ditë dhe u rrëzua nga një mocion mosbesimi, thotë se arsye substanciale për të shkuar në zgjedhje është legjitimiteti qytetar për bartësit e institucioneve.

“Është tejet e rëndësishme që presidenti i ri të zgjidhet pasi të kenë folur qytetarët në një proces të ri demokratik zgjedhor. Kjo për arsye se qeveria e tanishme nuk ka legjitimitet dhe Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional. Kur nuk kemi keqqeverisje është mosqeverisje. Kjo qeveri nuk është në gjendje ta drejtojë vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE. Uniteti i korpusit politik vjen pas zgjedhjes së një qeverie me legjitimitet qytetar. Njëherë legjitimitet, pastaj unitet”, thuhet në një deklaratë të Vetëvendosjes.

PDK: Jo president që thellon përçarjen e brendshme

Partia tjetër opozitare Partia Demokratike e Kosovës, lideri i së cilës Kadri Veseli gjendet në Hagë i akuzuar për krime lufte, tash për tash nuk dëshiron të përfshihet shumë në debatin për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Kryetari në detyrë i kësaj partie Enver Hoxhaj, i quan të papranueshme “shantazhet”, e subjekteve tjera politike të cilat deklarojnë se nëse nuk ka konsesus për emrin e presidentit vendi shkon në zgjedhje. “PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë”, ka deklaruar Enver Hoxhaj.

Kosovo Präsident Vjosa Osmani

Shanse të vogla për konsesus

Por, si shohin analistët politik këtë debat rreth çështjes së zgjedhjes se presidentit? Blerim Burjani, njohës i zhvillimeve politike i tha DW-së, se duke parë inatet e partive politike, gjasat janë të vogla që të ketë një konsesus për emrin e presidentit të ri. “Pak ka shpresë që këto parti do të kenë mundësi të arrijnë konsensus për të zgjedh një president nga radhët e tyre apo të ketë propozime për ndonjë kandidat jo partiak. Pra, gjasat janë të vogla, duke pasur parasysh inatet e mëdha të akumuluara në këtë periudhë kohore qeveritare. VV u shkarkua nga qeveria, ndërsa PDK mbeti pa udhëheqës të saj, dhe në këtë fazë nuk ka guxim individual për konsultime pa kreun e saj partiak që tashmë është i akuzuar nga dhomat e specializuara. Nën anën tjetër LDK nuk është gatshme t’ia falë postin e presidentit Ramush Haradinajt, sepse në fund këtë post e do për vete”, thotë Blerim Burjani. Inatet janë shumë të mëdha dhe vështirë se do të gjendet një konsensus, thekson Burjani.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit pasi ai u akuzua për krime lufte nga Dhomat e Specializuara, me (05.11) ushtruese e detyrës në këtë pozitë sipas kushtetutës u zyrtarizua Vjosa Osmani kryetare e Kuvendit. Kështu parashihet në nenin 90 të kushtetutës së Kosovës, por kjo nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj, dhe nëse partitë politike nuk merren vesh për një emër konsensual, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje për një përbërje të re të kuvendit. Për zgjedhjen e presidentit është e obligueshme që në sallë të jenë më së paku 80 deputetë. Nëse në dy raundet e para dështon zgjedhja e presidentit që kërkon dy të tretat e votave nga 120 deputetë, atëherë në raundin e tretë presidenti mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë prej 61 votash, por, gjithsesi me një kuorum të obligueshëm prej 80 deputetësh në sallë.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Gjermania i thotë jo Amerikës: vazhdon me ndërtimin e Nordstream2

Lajmi tjetër

Çavuşoğlu hedh poshtë “deklaratat e pabaza” të Iranit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM