Qeveria e Kosovës, me shumicë votash ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme për 20 gazetarë nga Ukraina, duke përfshirë anëtarët e ngushtë të familjes.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se kjo është urgjente duke marrë parasysh gjendjen e luftës në Ukrainë, transmeton Fol Drejt.
“Ky propozim-vendim u hap rrugë 20 gazetarëve për të qëndruar përkohësisht në Kosovë dhe për të ushtruar profesionin e tyre”, tha ministri Sveçla.
Sveçla u shpreh se kjo është obligim moral që Kosova ka ndaj këtyre personave që janë të rrezikuar./FolDrejt/