Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Kosovë: Parlamenti mandaton ekipin negociator për bisedime me Serbinë

6 vjet më parë
in KOSOVË, Pa Kategori, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Një ditë pas vendimit për ushtrinë, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutë dhe mandatoi ekip negociator për bisedime me Serbinë. Ekipi do të ketë dy bashkëkryesues. Vuçiq thotë se Kosova e mbylli derën e dialogut.

Parlamenti i Kosovës mandatoi ekipin negociator për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por, rezoluta dhe ekipi negociator që do të ketë dy bashkryesues, u miratua pa pëlqimin e pjesës më të madhe të opozitës, e cila bojkotoi punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. Rezoluta mori 59 vota nga 61 deputetë të pranishëm në sallë. Rezoluta e cila ishte nismë e partisë Socialdemokrate në opozitë, që iu bashkua grupit negociator, përfshinë parimet e bisedimeve me Serbinë dhe në të kërkohet që çdo marrëveshje e mundshme të kalojë detyrimisht përmes Parlamentit të Kosovës. Ligji që do të miratohet, do ta përcaktojë edhe rolin e Presidentit  në bisedime me Serbinë. Grupi negociator i Kosovës do të udhëhiqet nga kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, që njëkohësisht është edhe kryetar i Prishtinës  dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj. Pjesë e delegacionit do jenë edhe zëvendëskryeministri tjetër Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, ministri nga radhët e pakicës turke, Mahir Yagcilar, zëvendëskryeministri Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile, ndërsa, dy vende janë të rezervuara për dy partitë opozitare LDK dhe Lëvizjen Vetëvendosje, nëse ndërrojnë mendje dhe duan të bëhen pjesë e ekipit negociator. Deri në ardhjen e tyre, ata do të zëvendësohen nga Visar Ymeri dhe Dugagjin Gorani nga PSD.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Delegacioni shtetëror

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate, nismëtare e rezolutës, Visar Ymeri, tha se vendimmarrja në këtë proces ka kaluar te delegacioni shtetëror i cili edhe mandatohet edhe i jep llogari Parlamentit të Kosovës.

“Me rezolutë zotohemi se me platformën shtetërore do të konfirmohen pacenueshmëria dhe patjetërsueshmëria e sovranitetit shtetëror, integritetit territorial dhe karakterit unitar të Republikës së Kosovës. Përmes këtij procesi të dialogut përfundimisht Serbia do të obligohet të njohë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran përndryshe nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë”, tha Visar Ymeri.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e përshëndeti miratimin e rezolutës nga Parlamenti dhe është i bindur se Kosova duhet të dialogojë me Serbinë, në të mirë të normalizimit të marrëdhënieve mes dyja vendeve.

“Miratimi në Kuvendin e Kosovës i rezolutës të propozuar nga PSD, është hap tejet i rëndësishëm për t’i dhënë peshë dialogut dhe legjitimitet institucional. Me veprimin e sotëm, këtij procesi i qasemi më të përgatitur, më të përgjegjshëm dhe më legjitim”, tha kryeministri Haradinaj, duke ftuar partitë politike, shoqërinë civile, organizatat dhe personalitete të tjera të rëndësishme që t’i bashkohen këtij procesi, për ta “përfunduar dialogun me një marrëveshje finale dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë”.

LVV dhe LDK nuk pajtohet

Dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk po pajtohen që ky koalicion qeveritar të hyjë në dialog me Serbinë. Ata po kërkojnë zgjedhje të reja, pastaj sipas tyre, “të zgjedhurit e rinj të vendosin për dialogun”.

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, thotë se Kosova ka Kushtetutën e saj dhe mbi të nuk mund të ketë asnjë dokument tjetër.

“Platformë e vetme për dialog është vetëm Kushtetuta e Kosovës, nuk mund të ketë kurrfarë platforme që del mbi Kushtetutën e Kosovës. Dhe e dyta, nuk mund të simulojmë ekipe për dialog, pasi ekip për dialog është vetëm qeveria që ka legjitimitet qytetarë, qeveri e shumicës që flet në emër të shumicës së qytetarëve normalisht me rolin shumë të rëndësishëm në atë ekip në të ardhmen të opozitës, të shoqërisë civile”, tha zoti Avdullah Hoti.

Nga Lëvizja Vetëvendosja, Glauk Konjufca, Shefi i grupit parlamentar  është i bindur se  rezoluta dhe grupi negociator është për ta mbështetur Hashim Thaçin, Presidentin e Kosovës, i cili sipas tij duhet ndalur që mos të bisedojë me Serbinë.

E Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  sapo Parlamenti miratoi rezolutën për procesin e dialogut me Serbinë, e përshëndeti miratimin e saj duke vënë në pah rolin që do ta ketë secili në këtë proces, përfshirë edhe atë si President.

Vuçiq: Parlamenti mbylli derën e dialogut

Serbien PK Präsident Aleksandar Vucic (picture-alliance/AP Photo/D. Vojinovic)

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se me miratimin e rezolutës në Parlamentin e Kosovës, Kosova e mbylli derën e dialogut.

“Rezoluta e miratuar sot në Kuvendin e Kosovës, përmban tri elemente kyçe. Që secila marrëveshje duhet të çojë drejt pavarësisë së plotë të Kosovës, se nuk ka ndryshim kufijsh, që nënkupton se Kosova duhet të njihet brenda kufijve të tanishëm, dhe se duhet të ruhet integriteti territorial i Kosovës sipas parimit unitar, që nënkupton se disa pjesë të territorit nuk mund të kenë autonomi. Pra me këtë dokument ata qartë thanë i dëshirojmë të gjitha dhe me çdo çmim”, tha Aleksandar Vuçiq, gjatë një interviste për një televizion serb “TV Prva”.

Dy ditë më parë ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u dorëzoi ambasadorëve të vendeve më  të industrializuara një “draft-libër të madh me kapituj”, që  është një bazë e fortë institucionale për një marrëveshje gjithëpërfshirëse legalisht obligative me Serbinë.

Haradinaj dorëzon një “draft-libër”

Kosovo Primierminister Ramush Haradinaj (Reuters/H. Reka)

“Javët e fundit, kam angazhuar një ekip të madh kolegësh të cilët kanë punuar intensivisht që ky dokument të jetë një draft final që përfshinë të gjitha temat e rëndësishme për të cilat ne duhet të dialogojmë me Serbinë. Ky dokument, është dokument i gjallë e i cili në ditët në vijim do të prezantohet tek të gjitha pjesët e shoqërisë sonë në mënyrë që të plotësohet dhe të përfshijë të gjitha temat, që sigurojnë avancim të ofertës sonë”, tha Ramush Haradinaj, duke mos shpalosur saktësisht se për çfarë temash bëhet fjalë. Por sipas tij, ky projekt “voluminoz”, është bazament pune për ekipin negociator në fazën e ardhshme të dialogut.  Sidoqoftë dialogu Kosovë-Serbi, ka kohë që është ndërprerë, ndërsa tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit vetëm sa janë ngritur.

E gjithë kjo pas angazhimit aktiv të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si ishte rasti me  mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol, ku Serbia e cilësoi fitore të saj, ndërsa, Kosova e fajësoi Serbinë. Pas këtij zhvillimi, qeveria e Kosovës vendosi  taksë doganorë 100 përqind për të mallrat e Serbisë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, tha se ai nuk do të dialogojë me Kosovën, pa hequr taksën ndaj mallrave serbe. E gjithë kjo situatë ka bërë që bashkësia ndërkombëtare disa herë tu bëjë thirrje palëve që të ulën dhe të gjejnë një zgjidhje, por tash për tash zgjidhja duket larg. /dw.com  

Tags: BeogradBisedimePrishtine
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Zaev shpreh kundër vendimit për ushtrinë e Kosovës

Lajmi tjetër

Aksident me fatalitet në Ferizaj, 2 të vdekur

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM