Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

Kosovë: Rastet me coronavirus rriten për 400 përqind

3 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës paralajmëron se do t’i mobilizojë kapacitetet spitalore dhe se do të bëjë gjurmimin dhe testimin e rasteve të reja pozitive me koronavirus.

Kjo pasi, ditëve të fundit, ka pasur rritje të përqindjes së të infektuarve. Më 28 qershor, mbi 30 për qind e testeve kanë dalë pozitive – shifër kjo e paparë qysh në muajin janar.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Në bazë të llogaritjeve, numri i të infektuarve në dy javët e fundit të qershorit është rritur për më shumë se 400%, në krahasim me dy javët e para të të njëjtit muaj.
Gjatë pranverës, shifrat e rasteve pozitive kanë qenë relativisht të ulëta – më 24 maj nuk ka pasur asnjë rast pozitiv.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se “është e pritshme që në Kosovë të shënohen edhe më shumë raste në ditët në vijim”, duke qenë se në vendet e rajonit ka po ashtu rritje.

Në bazë të të dhënave të kësaj ministrie, të publikuara më 1 korrik, numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 730. Përqindja e rasteve të reja pozitive i është afruar edhe më 1 korrik 30-përqindëshit.

Në qarkullim besohet se është varianti Omicron i koronavirusit, i cili përhapet më shpejt, por shkakton simptoma kryesisht më të lehta.

Numër i vogël i të shtrirëve në spital

Drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Arben Vishaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i pacientëve të shtrirë me koronavirus, aktualisht, është njëshifror.
Ai thotë se, tash për tash, edhe medikamentet janë të mjaftueshme, edhe stafi mjekësor.

“…por, nëse vjen deri te një numër më i madh i pacientëve, ashtu siç ka ndodhur në valët e mëparshme [të pandemisë], na duhet më shumë personel mjekësor”, thotë Vishaj.

Pandemia e koronavirusit ka shpërthyer në mars të vitit 2020 dhe në periudha të caktuara të saj, Kosova është përballur me valë të rënda, që kanë imponuar angazhime shtesë të stafit mjekësor, por edhe shtim të shtretërve në klinika të ndryshme.

Gjyle Mulliqi-Osmani, mikrobiologe e pensionuar, thotë po ashtu se në ditët e ardhshme do të ketë rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Sipas saj, edhe numri aktual mund të jetë më i lartë, pasi, siç thotë, asimptomatikët nuk testohen. Mulliqi-Osmani beson se kjo valë ka ardhur si pasojë e heqjes së masave kufizuese – njerëzit udhëtojnë më shumë dhe grumbullohen më shumë, thotë ajo.

“Mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura duhet të jetë obligative”, ashtu si edhe vaksinimi kundër koronavirusit, thotë Mulliqi-Osmani për REL-in.

Vendimin e fundit për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë, Qeveria e Kosovës e ka marrë më 30 prill, duke hequr shumicën e masave kufizuese, si mbajtjen e maskave apo orarin e shkurtuar të gastronomisë.

Me këtë vendim kërkohet vetëm nga punonjësit e institucioneve publike dhe private që të posedojnë certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza, ndërsa veshja e maskës dhe mbajtja e distancës fizike janë rekomandime.

Vaksina ka mjaftueshëm

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërkaq, janë shtuar thirrjet për bartjen e maskave në ambiente të mbyllura, si dhe për vaksinim.

“Pandemia nuk ka përfunduar”, kujton IKSHPK-ja përmes një postimi në Facebook.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se vaksina ka mjaftueshëm dhe se vaksinimi mund të bëhet në çdo komunë të Kosovës. Deri më tash, mbi 820,000 persona kanë marrë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, që i bie më pak se gjysma e popullsisë së përgjithshme. Me tri doza, ndërkaq, janë vaksinuar mbi 103,000 veta.

Më 1 korrik, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se vetëm 25 persona janë vaksinuar në 24-orëshin paraprak. Vaksinimi në Kosovë ka nisur në mars të vitit 2021. Fillimisht kanë mundur të vaksinohen vetëm personat mbi 18 vjeç, pastaj edhe mbi 16-vjeçarët dhe tani edhe mbi 12-vjeçarët.

“Ministria e Shëndetësisë është duke bërë përgatitje për fillimin e vaksinimit edhe për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç”, thuhet në deklaratën e këtij institucioni, dhënë Radios Evropa e Lirë.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 mars të vitit 2020. Për më shumë se dy vjet, 3,140 persona kanë humbur jetën pas infektimit. Rritje të numrit të të infektuarve kanë parë së voni edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në Shqipëri, numri i rasteve në gjysmën e dytë të qershorit është rritur për 370 për qind, krahasuar me dy javët e para të atij muaji. Në Mal të Zi, kjo shifër qëndron në 132%, në Bosnje e Hercegovinë 114%, në Kroaci 94%, në Serbi 88%, në Maqedoni të Veriut 45%. /REL/

Tags: coronavirusFol DrejtKosove
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Stuhia e breshëri i madh, thyejnë pemë e dëmtojnë xhamat e makinave

Lajmi tjetër

Vret 50-vjeçarin dhe arratiset, policia nis kërkimet e vrasësit

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM