Sipas Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 3,263.
Sipas njoftimit zyrtar në 24 orët e fundit janë shëruar 341 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,146 persona.
Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 253 persona, ndërsa në total janë administruar 1,831,959 doza të vaksinës.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka miratuar vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç me vaksinën kundër COVID-19. /FolDrejt/