Dy aksidente të muajit gusht e një i muajit shtator, lanë të vdekur tre persona, të cilët nuk iu mbijetuan plagëve të marra në këto aksidente.
Në raportin 24 orësh, policia njoftoi se të lënduarit kanë ndërruar gjatë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Shtërpce. 14.08.2023 – 13:30. Me datë 03.09.2023, viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Hani Elezit. 22.08.2023 – 23:24. Lidhur me rastin, është informuar se viktima mashkull shtetas i Gjermanisë, i cili ishte duke u trajtuar në Gjermani ka ndërruar jetë. Rasti ne procedure hetimore.
Gjakovë 03.09.2023-18:25 Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, dhe një motoçikletë të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar janë përfshirë në aksident në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë në raportin 24 orësh./FolDrejt/