Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka informuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Fol Drejt.
IKShPK po ashtu ka njoftuar se numri i të infektuarve e kalon shifrën 30-të.
Ky është raporti i plotë:
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 540.