Ministri për Europë i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, ka falënderuar Kosovën që i vendosi sanksione Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Ai po ashtu e konsideroi si bujare që Kosova vendosi t’i hapë dyert për refugjatët e Ukrainës.
“Është thelbësore që Europa të paraqesë një front të bashkuar kundër Putinit. I jam mirënjohës Kosovës për zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofertës së saj bujare për të pritur refugjatët ukrainas”.
Ai gjithashtu tha se Mbretëria e Bashkuar mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik të Kosovës.
Përveç vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe një rezolutë që dënon agresionin rus në Ukrainë.