Kalidou Koulibaly ka pohuar me guxim se Chelsea mund të fitojë titullin e Premier League këtë sezon duke përfunduar mbi Manchester City dhe Arsenal, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Mbrojtësi senegalez u transferua në Stamford Bridge nga Napoli gjatë verës dhe e ka parë ish-klubin e tij të vihet në garë për titull në Itali. Koulibaly shpreson të shohë punëdhënësit e tij të rinj të bëjnë të njëjtën gjë, me qendërmbrojtësin 31-vjeçar të bindur se ai mund të “shkruajë historinë” në Londrës.
Koulibaly i ka thënë Corriere della Sera kur u pyet për betejën për vendin e parë në Premier League: “Do të jetë Chelsea në fund të sezonit, dua të shkruaj historinë këtu”.
Ai shtoi: “Arrita (në Angli) me një trajner që më donte me çdo kusht dhe më pas ai u largua. Të dy [Thomas] Tuchel dhe [Graham] Potter luajnë në mbrojtje me tre lojtarë, unë isha mësuar me një katërshe me Napolin. E dija se do të kisha një kohë të vështirë dhe kjo u vërtetua. Edhe [Gianfranco] Zola dhe [Didier] Drogba e kishin parashikuar këtë për mua.”
Koulibaly ka 11 paraqitje për Chelsean deri më tani, me një gol të regjistruar dhe një karton të kuq në ato paraqitje, për një skuadër që është ende në kërkim të qëndrueshmërisë së formës.
Derbi me Arsenalin që është në krye të tabelës është ndeshja e radhës për Chelsean, me Topçinjtë që do të udhëtojnë në Stamford Bridge të dielën pasi të dyja ekipet do të luajnë gjatë mesjavës në garat evropiane. /FolDrejt/