Një sihariq vjen nga Universiteti për Teknologji dhe Dizajn në Singapur, sipas së cilës pandemia e virusit korona do përfundojë brenda disa muajsh në shumicën e shteteve botërore, kurse kur bëhet fjalë për Maqedoninë ajo do përfundojë në 16 qershor, shkruan eksluzivisht në shqip foldrejt.com.
Sipas аnalizës së tyre në laboratorin ultra-modern, është bërë e ditur se Kovid19 do përfundojë aktualitetin e saj në botë deri në 1 dhjetor 2020.
Ata bazohen në modelin matematikor SIR, ku në bazë të hetimeve të deritanishme, mundëson pak a shumë edhe të ardhmen.
Përndryshe singapurianët njihen si shkencëtarë të zotë dhe në garat e shkollave, ky vend edhepse i vogël konkurron me shkollat më të mira në Kinë, Rusi dhe SHBA.
Kur jemi te Maqedonia Veriore, nga 13 maji virusi do largohet në 97 përqind të rasteve, në 22 maj 99 përqind, kurse tërësisht në 16 qershor.
Kroacia do zhduk virusin në 15 qershor, Serbia në 23 gusht, Greqia në 11 korrik, kurse më së voni virusi do largohet nga Shqipëria dhe atë në 7 tetor.
Por në fund universiteti i Singapurit tregon se pavarësisht hapave optimist, duhet të ruajmë diciplinën – veçanërisht ruajtjen e distancës prej 2 metra nga të tjerët./Foldrejt.com