Tre kozmonautë rusë kanë arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të veshur me kostume hapësinore me ngjyrë të verdhë dhe blu që përputhen me ngjyrat e flamurit ukrainas.
Kur Oleg Artemyev u pyet për kostumet e verdha tha se çdo ekuipazh zgjedh kostumet e veta të fluturimit, në mënyrë që të mos jenë të gjithë njësoj.
“Na erdhi radha për të zgjedhur një ngjyrë. Por në fakt, ne kishim grumbulluar shumë material me ngjyrë të verdhë, kështu që duhej ta përdornim. Prandaj, duhej të vishnim ngjyrën e verdhë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Në videon ku shihet njëri nga kozmonautët në momentin kur kapsula përgatitej për t’u ankoruar në stacionin hapësinor vërehet se kishte veshur kostum hapësinor ngjyrë blu, derisa është e paqartë se çfarë mesazhi donin të përçonin me uniformat e verdha që i veshën më pas.
Oleg Artemyev, Denis Matveyev dhe Sergey Korsakov me anijen e tyre kozmike Soyuz MS-21 u lansuan me sukses nga baza në Kazaikstan të cilin e ka marrë me qira nga Rusia.
Ata u ankoruan pa probleme në stacion pak më shumë se tre orë më vonë, duke u bashkuar me dy rusë, katër amerikanë dhe një gjerman në postin orbital.