Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se zgjedhjet do të certifikohen në nesër në ora 10:00.
KQZ nesër mban mbledhjen e radhës ku në rend të ditës ka certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
“Ju njoftoj se të shtunën (13 mars 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është: Certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021”, njofton Elezi.