Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka mbajtur konferencën e radhës për media në lidhje me procesin zgjedhor i cili është duke u mbajtur në komunat veriore të Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Në këtë konferencë, e treta me radhë për sot, ka publikuar disa të dhëna lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në ora 15:00.
Zëdhënësi Valmir Elezi, ka deklaruar se procesi zgjedhor është duke vijuar në rregull dhe se nuk është njoftuar për ndonjë pengesë deri tani.
“Në Leposaviq 110 votues apo 0.83%, në Zubin Potok janë 240 votues apo 3.6%, në Zveçan janë 145 votues apo 2.07% dhe në Mitrovicë të Veriut 590 votues apo 3.3%”, tha ai.
Elezi theksoi tutje se konferenca e radhës do të mbahet në ora 19:30, pas mbylljes së vendvotimeve./FolDrejt/