Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë takim për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvedin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ende nuk dihet koha se kur do të mbahet ky takim.
Certifikimi i rezultateve të votimeve të 14 shkurtit pritet të ndodhë vetëm një ditë pasi që Gjykata Supreme përmbylli çështjen e ankesave të subjekteve politike me ç`rast hodhi poshtë 16 sish.