Sot do të mbahet një mbledhje e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, në të cilën do të diskutohet në lidhje me dorëheqjet e zyrtarëve të komunave veriore të Kosovës.
Njoftimin për këtë mbledhje e ka bërë vetë KQZ, teksa ka prezantuar edhe pikat e rendit të ditës që do të diskutohet në këtë mbledhje.
“Njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.Raport i Këshillave të KQZ-së:Këshilli për Çështje Ligjore:
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik “Lista SRPSKA”.
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarëve të Kuvendit Komunal në Ferizaj, Malishevë dhe Junik.
Të ndryshme;”, bëhet e ditur nga KQZ./FolDrejt/