Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendimin që në 530 vendvotime të ketë rinumërim votash. Ky vendim ka ardhur pas parregullsive të gjetura e të publikuara në raportin e auditimit të nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Manipulimet e ndryshme nga komisionerët e subjekteve politike kanë çuar në marrjen e vendimit që në 530 vendvotime të ketë rinumërim votash. Kjo është vendosur në mbledhjen e sotme të KQZ-së.Derisa Burim Ahmetaj nga QNR-ja foli edhe për numërimin e votave të diasporës që ka përfunduar mbrëmë, ndërsa tha se janë në fazën e fundit që t’i hapet rrugë edhe numërimit të votave me kusht. Pas gjetjeve të raportit të auditimit Burim Ahmetaj nga QNR-ja ka prezantuar pesë rekomandime me anë të të cilave KQZ-ja ka marrë vendimin që të bëhet rinumërimi.
“Rastet kur subjekti nuk ka vota, ndërsa kandidatët kanë dhe numri i tyre është 81. Gjithashtu, kemi raste kur kandidati për deputet ka më shumë vota se vetë subjekti e kjo është bërë në 89 vendvotime. Po ashtu, edhe kur të gjithë kandidatët brenda një subjekti kanë më shumë vota se vetë subjekti”, ka thënë Ahmetaj.
Kujtojmë se KQZ-ja me 9 tetor ka marrë vendimin që në 313 vendvotime të ketë rinumërim votash. Ky vendim ishte marrë për shkak të një gabimi teknik që kishte ndodhur përgjatë shtypjes së formularëve në të cilët barteshin shënimet për numërimin e votave të partive dhe kandidatëve për deputetë.