Teksa sot (ora 16:00), është afati i fundit për certifikim të partive që do të garojnë në zgjedhjet e 18 dhjetorit në veri, KQZ ka bërë me dije se po shqyrton kërkesat e partive politike për shtyrjen e certifikimit.
Këtë e ka bërë të ditur KQZ për klankosovën, teksa ka njoftuar se deri më tash kanë pranuar vetëm një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Veriut.
“Ju njoftoj se çështja e ndryshimit të disa afateve të aktiviteteve zgjedhore, në mesin e të cilave edhe afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në këto zgjedhje, është duke u trajtuar dhe do t’iu njoftojmë me kohë gjatë ditës”, kanë thënë Valmir Elezi për klankosovën.
“Deri më tani (21 nëntor, 14:00) KQZ-ja ka pranuar një kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut. Subjekti politik Iniciativa Qytetare Mitrovica ka dorëzuar kërkesën për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut”, ka shtuar ai.
Sot, ndër partitë politike që kërkoi shtyrjen e afatit për certifikim qe Lëvizja Vetëvendosje, anëtarët e së cilës kanë thënë në KQZ se kanë bërë kërkesë për shtyrje të certifikimit./FolDrejt/