Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka konfirmuar 56 mijë e 910 vota nga diaspora. KQZ-ja i ka refuzuar rreth 22 mijë vota si të pavlefshme.
QNR ka përfunduar numërimin 29 mijë e 940 vota me kusht.
Nga votat e diaspores deri më tani janë numëruar 14 mijë e 133 vota, ku Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 10 mijë e 322 vota.