Ekspertët kanë zbuluar një përgjigje paksa befasuese në pyetjen nëse kafja dhe çaji mund të krahasohen me ujin lidhur me efektin e tyre hidratues.
Mbajtja e hidratimit është vendimtare për shëndetin e plotë, ndërsa uji i zakonshëm është mënyra më e mirë për ta bërë këtë.
Kështu, nëse kafja dhe çaji përgatiten nga uji, a mund ta zëvendësojnë sasinë ditore të ujit apo në të njëjtën kohës shkaktojnë edhe dehidrim?
“Për shkak të kafeinës, kafja është edhe diuretik natyral dhe stimulues i fshikëzës urinare. Çaji ka veprim të ngjashëm”, ka deklaruar urologia nga në Mount Sinai Doctors, Dr. Vannita Simma-Chiang.
Megjithëse kjo është e vërtetë, efektet diuretike janë të lehta, ndërsa hulumtimet tregojnë se kafja dhe çaji – përkundër keqkuptimeve të zakonshme – nuk shkaktojnë dehidrim kur merren me masë.