Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin Enver Zymberi, i cili 12 vjet më parë ra heroikisht gjatë kryerjes së detyrës, transmeton Fol Drejt.
“12 vjet më parë, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, Enver Zymberi sakrifikoi edhe jetën e tij.
Me të drejtë, sot ai është Heroi i Kosovës së Pavarur, guximi dhe vepra e të cilit do kujtohet ndër breza – si shembull i atdhedashurisë dhe profesionalizmit.”, u shpreh Krasniqi për Enver Zymberin.
Sipas Krasniqit, Enver Zymberi nuk ishte aksidentalisht polic.
“Për të, uniforma e policisë ishte vetëm mënyra e tij për t’i shërbyer Kosovës me nder e krenari – gjë të cilën e bëri deri në frymën e fundit.
Andaj, sot, në këtë Ditë Memoriale, kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e Heroit tonë Enver Zymberi dhe të gjithë Policëve të Rënë në Detyrë.
Lavdi e përjetshme!”, u shpreh Krasniqi më tej./FolDrejt/