Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë fjalimit të tij në Kuvend ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se çështjen e arsimit e ka shndërruar në instrument politik dhe se për të nuk është me rëndësi dëmi, por vetëm që të tregohet i panënshtruar ndaj Rrahman Jasharajt.
“Problemi specifik që kërkon zgjidhje, e ka shndërruar në zgjidhje të tij për problemet e gjithanshme me të cilat ballafaqohemi si vend. Ka zgjedh me u marr me lavdi politike duke iu dëshmuar militantëve dhe vartësve të tij se çka d.m.th me qenë kokëfortë e i panënshtruar nga Rrahman Jasharajt dhe mësimdhënësve”.
“Për të nuk është me rëndësi dëmi, as ai direkt e as ai kolateral, nuk janë me rëndësi as nxënësit e as mësimdhënësit, me rëndësi është fundi, sepse Albin Kurti e ka traditë politike me mendu për fundin pa i llogaritur pasojat dhe as personazhet. Për qeverinë arsimi nuk është mision kolektiv e kombëtar, por është instrument politik”.
“Investimi më i madh që e ka bërë kjo qeveri është me e nda shoqërinë në dy tabore – ose me neve ose me ata”, deklaroi ai .