Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bëri sot homazhe tek varrezat e Arlingtonit, në Washinton.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Ishte e pashmangshme që, para se të nisë takimet zyrtare në SHBA, të nderoj ushtarët amerikanë në varrezat nacionale të Arlingtonit – të cilët ndër shekuj ranë për liri dhe demokraci.
Siç e mëson çdo brez, liria nuk është falas. Këtë e dijnë amerikanët, por e dijmë mirë edhe ne shqiptarët. Gjithçka që kemi sot është falë sakrificës sublime të heronjve tanë.
Faleminderit mijëra ushtarëve amerikanë të cilët ndër vite, por edhe sot, vazhdojnë të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në vendin tonë.
Dëshmorët janë themeli i shtetit të Kosovës, i Amerikës, i Botës së Lirë. Lavdi!”, u shpreh Krasniqi./FolDrejt/