Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismas Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se ata do ta ndryshojnë politikën dhe do të vendosin një standard demokratik të mendimit e të veprimit.
Sipas Krasniqit, NISMA Socialdemokrate është e bindur se beteja politike ushtrohet përmes debatit demokratik, aty ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të lirisë sonë, aty ku realizohen idetë tona të çlirimit e të progresit
Statusi i plotë i Krasniqit:
Ne të Nismës duam ta ndryshojmë politikën, ta vendosim një standard demokratik të mendimit e të veprimit, ta transformojmë shoqërinë, ta ndërtojmë një Kosovë Evropiane, Moderne dhe Sociale, përmes një politike të fokusuar dhe të orientuar nga e ardhmja jonë e përbashkët, të mendojmë më seriozisht për Rininë tonë, të ardhmen e kombit.
NISMA Socialdemokrate është e bindur se beteja politike ushtrohet përmes debatit demokratik, aty ku është fusha e jetësimit dhe e ligjësimit të lirisë sonë, aty ku realizohen idetë tona të çlirimit e të progresit. Në debatin politik, ne i nxjerrim në pah projektet tona të studiuara e të planifikuara, për të jetësuar alternativën tone politike për një qeverisje të mirë e të lirë.